VIDEO/ Në pritje të Serbi - Shqipëri, Hoxha: Një ndeshje me interes të lartë, më shumë policë se tifozë

Duke pritur ndeshjen me Serbinë, nga studioja e "Ora News" tifozi Lavdrim Hoxha u shpreh se ndeshja e sotme ka të veçantë ndër të tjera edhe faktin se ajo luhet pa tifozë.

"Ne jemi më pranë Botërorit se kurrë më parë, dhe një fitore e sotme na çon automatikisht në play-off.

Gjithë kjo ndeshje që nuk ka fare atmosferë sportive, pasi është një ndeshje ku më shumë ka polici se tifozë dhe që ka interes kaq të lartë luhet në një stadium krejtësisht anonim", tha ai ndër të tjera.