Gazetari nga Serbia: Stadiumi ku do të luhet ndeshje është blinduar, çdo tifoz do të kontrollohet

Duke pritur ndeshjen me Serbinë, me lidhje direkt nga atje Ervin Baku, gazetar tha se stadiumi ku do të mbahet ndeshja me Shqipërinë është blinduar totalisht.

Baku: Xhandarmëria kombëtare kanë dalë për të mbrojtur dhe serbët mesa duket nuk duan probleme. Është një atmosferë e vakët. Të shohim kur të mbushet stadiumi. 6500 tifozë janë përzgjedhur një nga një dhe kur të skanojnë biletën duhet të kenë mjet identifikimi.

Edhe në gazetarët kemi ardhur të shoqëruar nga policia që na dërgoi në stadium. Është një stadium i blinduar pasi kërkojnë që të jetë një ndeshje e sigurt. Në kufi na vonuan 40 minuta, ndërsa aty gjetëm kolegë që ishin aty mbi dy orë.