Serbi-Shqipëri/ Po raportonte live, tifozët i vendosin shaje dhe flamurin kombëtar gazetarit të Ora News

Teksa pritet fillimi i ndeshjes Serbi-Shqipëri, atmosfera ka nisur edhe në Tiranë.

Në Sheshin Italia një numër tifozësh janë mbledhur për të parë ndeshjen teksa atmosfera duket disi e vakët.

Gjatë raportimit live për Ora News, gazetarit Kladiu Pulaj i janë vënë mbi shpatulla edhe flamuri kombëtar si dhe shaje kuq e zi.

Tifozët presin një fitore me Serbinë, teksa kjo e fundit ka blinduar stadiumit për të mos pasur incidente.