Nën masa të rrepta sigurie, Kombëtarja Shqiptare niset drejt stadiumit (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Tetor 2025, 19:17
E shtuna rezervon ndeshjen e “zjarrtë” mes Shqipërisë dhe Serbisë, takim ky që mund të thotë shumë për misionin botëror.
Kombëtarja kuqezi ka lënë tashmë hotelin dhe është nisur drejt stadiumit të Leskovacit, aty ku do mbahet edhe sfida.
Nën masa të rrepta sigurie, policia po shoqëron përfaqësuesen e Shqipërisë.
Ndeshja nis në orën 20.45.
