SHIFRAT/ Sa vlen kombëtarja shqiptare dhe ajo serbe?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Tetor 2025, 18:46
Shqipëria do të luajë sot në mbrëmje kundër Serbisë në Leskovc, ku fituesi i këtij takimi, me shumë gjasa do të blindojë vendin e dytë në grup.
Kuqezinjtë do të synojnë që të marrin një tjetër fitore sonte në mbrëmje, ku padyshim që do të ishte një nga fitoret më historike.
Dy kombëtaret kanë një diferencë të madhe vlerash përsa i përket lojtarëve.
Vlera totale e kombëtares serbe shkon deri në 252 milionë euro krahasuar me Shqipërinë që nuk është më e lartë se 107 milionë euro.
