VIDEO/ Demaliaj nga Leskovac: Forca të shumta policie për sigurinë e lojtarëve tanë. Fitorja, jo e pamundur
Pak orë na ndajnë nga derbi i Ballkanit që luhet mbrëmjen e sotme në Leskovac mes Serbisë dhe Shqipërisë, e cila ka tërhequr vëmendjen e gjithë rajonit.
Gazetari Ilir Demaliaj ndodhet në Serbi dhe raporton nga hoteli ku është akomoduar kombëtarja shqiptare, dhe thotë se ekipi shqiptar po niset drejt stadiumit.
Demaliaj thotë që eskorta shqiptare shoqërohet me forca të sdhumta policie.
"Urojmë fitoren e ekipit kombëtar sonte, sigurosht do të jetë e vështirë, por jo e pamundur", shprehet Demaliaj.
Ndërkaq, autoritetet serbe kanë marrë masa të forta sigurie, ndërsa presidenti Aleksandar Vuçiç ka ndërhyrë direkt duke telefonuar pronarin e hotelit ku që qëndron ekipi ynë për t’u siguruar që gjithçka është në rregull dhe delegacioni kuqezi është i sigurt.
