Kushtetuesja pezullon dekretin e Begajt për zgjedhjet/ Qiraxhi: Presidenti duhej të jepte dorëheqjen

Migen Qiraxhi nga Qëndresa Qytetare i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se pasi gjykata Kushtetuese pezulloi dekretin e presidenti Bajram Begaj, ishte e nevojshme që presidenti të jepte dorëheqjen.

Qiraxhi: Ka një mësim të madh edhe për Presidentin.

I cili në fakt minimumi duhet të lexojë dokumentat që i vijnë, jo domosdoshmërit të firmosë çdo gjë që i vjen nga kryeministri.

Kjo sigurisht që është për të ardhur keq.

Ai është garanti i Kushtetutës dhe sot për hir të së vërtetës reagon me një status: Unë respektoj vendimin e gjykatës Kushtetuese.

Çfarë kuptimi ka të thotë Presidenti i Republikës unë respektoj vendimi ne gjykatës Kushtetuese?

Në optikën time nëse ne do ishim një vend demokratik dhe një institucion çedon dhe nuk kërkonte dorëheqjen por kërkonte një ndjesë, unë do isha mëse i kënaqur.

Por në një vend ku pretendojmë se ka probleme me demokracinë, një institucion që na shitet si mbrojtësi garant i Kushtetutës, në një çështje ku i madh edhe i vogël pa ndonjë kualifikim juridik e kuptonte që kjo ishte një çështje që nuk shkon kështu dhe gjykata Kushtetuese në unanimitet tregon që ky vendim është vendimarrje e gabuar, atëherë ne na nxjerr një institucion të tërë zbuluar.

Sot që nuk është vend demokratik duke e kuptuar të gjithë ne shqiptarët që ky institucion vetëm garant i kushtetutës nuk ka treguar dhe nuk ka dëshmuar të jetë, ishte e nevojshme dhe e rëndësishme dhe ekzistenciale për të dhënë dorëheqjen.