''Të luash me Kushtetutën, dëm i madh për demokracinë'', Korreshi: Zgjedhjet në bashki duhej të ishin bërë më shpejt

Deputeti i PD, Saimir Korreshi në një intervistë në Ora News u shpreh se zgjedhjet në bashkitë e tjera do duhej të ishin bërë shumë më shpejt.

Korreshi: Unë e kam thënë vetëm ato të parashkollorit nuk mund të bënin një gabim të tillë.

Jo gabim por faj të tillë, atë që bëri zoti Bajrom.

Sepse realisht të lozësh me Kushtetutën siç po lozin këta është dëm i madh për demokracinë.

E para njëherë ne do duhet të mos shkelet Kushtetuta.

PD dhe jo vetëm ka ngritur një kauzë te kjo, jo sepse do që të rrijë Erion Veliaj.

Absolutisht se ndryshe nuk do kishim qenë 185 ditë poshtë derës së tij.

Absolutisht që votuam pro dhe jemi dakord që ai të rrijë, dmth kjo është në parantezë për Erion Veliajn që të rrijë dhe ndoshta shumë akuza të tjera që duhet ti zbardhen atij.

Por dekretimi në mënyrë të njëanshme sa herë që e kërkon shefi i vet Bajromit është i turpshëm.

Sepse zgjedhjet në bashkitë e tjera do duhej të ishin bërë shumë më shpejt.

Vakancat ishin në bazë të dorëheqjeve dhe një pjesë e madhe të bashkive kishin shumë më herët.

Duhej të ishin shpallur shumë më herët këto zgjedhje dhe jo kur ti kërkonte kryeministri.