PAMJET/ Mbledhja e jashtëzakonshme për vrasjen e Astrit Kalasë, gjyqtarët 1 minutë heshtje në nder të kolegut të ndjerë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Tetor 2025, 11:07
Gjyqtarët mbajnë 1 minutë heshtje në nderim të gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u vra më 6 tetor në Gjykatën e Apelit në Tiranë.
Në hapjen e punimeve të mbledhjes së jashtëzakonshme, gjyqtarët mbajtën 1 minutë heshtje për të nderuara gjykatësin e vrarë.
Mbledhja e jashtëzakonshme gjyqtarëve në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor po zhvillohet me dyer të mbyllura.
Pas përfunditmit të mbledhjes pritet që gjyqtarët të komunikojnë për mediat, vendimet që do merren në mbledhje.
