EMRI/ Aksident në aksin Qafë Mali-Fierzë, makina del nga rruga dhe përfundon 300 metra në humnerë. Një viktimë

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në segmentin rrugor Qafë Mali – Fierzë, pranë zonës së njohur si “Shkëmbi i Dardhës”.

Nga informacionet paraprake mësohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar rreth 300 metra poshtë në një humnerë.

Ngjarja ka ndodhur te shkëmbi i Dardhës, mësohet se drejtuesi i automjetit, Prendush Kola, ka ndërruar jetë. 

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, policia dhe autoambulanca, të cilët po punojnë për shpëtimin e drejtuesit të mjetit.

Mjeti është lokalizuar nga zjarrfikësit dhe banorë të zonës, të cilët kanë qenë ndër të parët që kanë reaguar.

Burime nga terreni bëjnë me dije se drejtuesi i automjetit ndodhet ende gjallë dhe paraqet shenja jete, por nxjerrja e tij po vështirësohet për shkak të terrenit të thyer dhe errësirës.

Operacioni i shpëtimit vijon ende në kushte të vështira, ndërsa autoritetet po hetojnë për rrethanat e aksidentit.