Mledhja e gjyqtarëve/ Diskutime për sigurinë e togave të zeza pas vrasjes së gjyqtarit Kalaja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Tetor 2025, 10:22
Pas ngjarjes së rëndë u mbeti i vrarë në sallën e gjyqit, gjyqtari Astrit Kalaja, gjyqtarët e të gjitha niveleve janë mbledhur në një takim, të thirrur nga kreu i Gjykatës së Lartë për të diskutuar për masat e sigurisë nëpër gjykata.
Mbledhja e gjyqtarëve do të mbahet në mjediset e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Vendimi për një çështje pronash i kushtoi jetën gjyqtarit të Apelit të Tiranës, Astrit Kalaja.
Në krye të detyrës, gjyqtari u ekzekutua me armë zjarri pasditen e 6 tetorit. Ai u qëllua me 3 plumba nga Elvis Shkambi, pasi dha vendimin lidhur me një çështje prone në Shkodër.
