Elvis Shkambi, Gjon Shkambi dhe roja i sigurisë dalin para gjykatës për masën e sigurisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Tetor 2025, 08:50
Nën masa të rrepta sigurie po zhvillohet seanca gjyqësore në ngarkim të Elvis Shkambit dhe Gjon Shkambit.
Elvis Shkambi akuzohet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit pasditen e 6 tetorit.
Gjon Shkambi dyshohet se ka pasur dijeni për veprimet e nipit të tij.
Ndërsa, B.K është roja i sigurisë, që nuk mori masa dhe la autorin, të hyjë në sallën e gjyqit me pistoletë.