Pamje nga vendngjarja/ Përplasen dy makina në Fier, plagosen shoferët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Tetor 2025, 20:06
Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në rrugën e spitalit Memorialit në Fier.
Në aksident janë përfshirë dy automjete, një “Mercedes’ dhe një “Toyota”. Si pasojë e përplasjes, njëra prej makinave ka përfunduar në kanal, ndërsa tjetra ka pësuar dëmtime në pjesën e përparme.
Dy persona kanë mbetur të lënduar, dhe janë dërguar për mjekim në spitalin rajonal Fier.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat e aksidentit.
