Kushte të qëndrueshme me vranësira të pakta në mesditë, parashikimi i motit për këtë të enjte
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Tetor 2025, 07:19
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët dhe vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veri me shpejtësi mesatare 8m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina do të arrijë shpejtësi 12m/s.
Deti – Valëzimi i forcës në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-2 ballë.