Armëpushimi në Gaza/ Shehu: Trump, paqebërës! Është një ditë ku duhet të shkundet Parlamenti! Balla: Na i kurseni këto shfaqje butaforike

Tritan Shehu: Do tju bëj një propozim procedural për tju shkundur nga heshtja që ju ka mbërthyer juve si mazhorancë dhe qeveri. Sot është një ditë historike për gjithë botën. Sot u nënshkrua marrëveshja e paqes e planit Trump. Kjo nuk mund të kalojë në heshtje në parlamentin shqiptar. Sot shënohet një fazë e re paqeje dhe stabiliteti nga paqebërësi Trump. Sot është një ditë që duhet të shkundë këtë parlament dhe këtë mazhorancë për heshtjen disa javore që ka pasur ndaj planit Trump, ndaj mos mbështetjes që ju dha nga kjo mazhorance.

Taulant Balla: Zoti  kryetar i grupit parlamentar të PD na i kurseni këto shfaqje butaforike të garës mes jush se kush është më pro amerikani, apo edhe kandidati për ministër të jashtën në hije brenda jush. Kursejani vetes edhe gafat diplomatike mes jush. Vetë Trump nuk ka udhëtuar në Lindjen e Mesme.