VIDEO/ Rama në Konferencën e NATO-s: Sulmet kibernetike janë reale

Shqipëria është vendi mikpritës i delegacioneve nga 32 vendet anëtare të Aleancës, të përfaqësuara nga ministritë e jashtme, të mbrojtjes dhe cyber ambassadors.

Ky event i nivelit të lartë shërben si një platformë unike për shkëmbimin e njohurive, forcimin e bashkëpunimit dhe ndërtimin e strategjive të përbashkëta që synojnë mbrojtjen kolektive përballë kërcënimeve gjithnjë në ndryshim në hapësirën kibernetike.

Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama foli mbi rrezikun e sulmeve kibernetike ku solli në vëmendjen e të pranishmëve sulmet e pak viteve më parë, ku Rama tha se sulmi kibernetik është real.

Edi Rama: "Sulmi kibernetik është real dhe dëmi që mund të bëjnë është real. Pasi kaluam këtë sulm kibernetik që mbijetuan nga një vend që na ve në shënjestër sistematikisht. Jemi në shënjestër të një aktori të madh, jo të vogël. Ju lutem investoni, ju lutem bashkëpunoi t’ju ofrojmë dijen tonë.

Pastaj njëri prej tyre ju desh të përballej me këtë dhe ai ishte vërtet shumë keq. Tani mund të themi se kur vjen fjala për sistemin bankar është i lartë. Por thënë kjo ka shumë më tepër për të bërë.

Të gjitha vendet duhet të përballen me këtë vështirësi edhe të bëjnë që sektori privat të angazhohet me shpejtësi që lejon koha që jetojmë. Ndryshe nga forca të tjera në hapësirën tonë, ne jemi të mëdhenj por jemi të vegjël. Jemi të mëdhenj sepse forca jonë është e jashtëzakonshme, por jemi të vegjël sepse jemi të fragmentarizuara.

Kur bëhet fjalë për mbrojtje kibernetike nuk është e mirë. Të qëndrosh më vete. Përkundrazi është një ide shumë e mirë që të bëhesh pjesë e një vendi e nismës së NATO-s. Dhe për të formësuar një mbrojtje shumë të fortë për mbrojtje  e të dhënave tona.

Qeveritë marrin meritën ose fajin për ato që gabojnë apo bëjnë siç duhet, por nuk marrin kurrë meritë për atë që parandalojnë të ndodhë.

Nëse qeveritë do të gjykoheshin përmes të dhënave reale mbi atë që parandalojnë, mendoj që qytetarët do të kishin një mendim më të mirë për ta. Pikërisht kështu edhe për hapësirën kibernetike.

Ne na u desh të përballeshim dhe e pamë veten në mes të një sulmi shumë të gjerë kibernetik që synoi infrastrukturën tonë digjitale për të cilin jemi krenar.

Kemi sulme kibernetike çdo 3 minuta por i përballojmë. Vetëm 48 prej tyre lanë gjurmë në vitin e fundit. E them me bindje se jemi mes të mirëve dhe të parëve që kombinuar AI me mbrojtjen kibernetike".

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat në Konferencën e 3-të të Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s.

Edi Rama: “Kjo duket se është një punë e të gjatëve, unë Rutte… na duhen edhe disa të tjerë të mundim më pas të gjithë në një ndeshje basketbolli. Një nder të kesh kaq shumë shtete të mbledhura këtu përmes jush.

Kënaqësi t’ju mirëpresësh dhe të dëgjoja mesazhin nga miku ynë i dashur Rutte.

Supozohet të mbaj një fjalim të gjatë por do t’ju shpëtoj dhe do të përpiqem të flas sa më shkurt të jetë e mundur, diçka që nuk e kam virtyt. Duhet të punoni shumë sot por ju duhet pak kohë të shijoni qytetin.

Jam i vetmi në qeverinë time pa një doktoraturë, jam vetëm një artist”.

Rama theksoi se  vendi ynë është ndër të parët që hoqi sportelet dhe ofroi shërbimet online.

Edi Rama: "Ne kemi investuar në mënyrë që të bëjmë një kapërcim dhe të lëmë pas krahëve. U bëmë nga të parat vende që nuk kishin sporteleve për shërbime dhe sollëm 90% të tyre brenda në xhepat e tyre.

Ky ishte synimi një investim i jashtëzakonshëm. Jam shumë krenar të them që kemi një prej mureve më të mira mbrojtëse të sulmeve kibernetike të NATO-s. Sot përballemi me një sulm kibernetik në çdo tre minuta, por kemi arritur t’i sprapsim. Kemi pasur 48 sulme që kanë lënë gjurmë, por nuk kanë lënë asnjë pasojë.

Jemi mes të mirëve. Jemi mes të parëve që kombinuam sulmet kibernetik me inteligjencën artificiale. I mbijetuam një sulmi kibernetik që na vijnë në shëngjestër çdo ditë".