Balla kërkesë Kuvendit, kërkon një minutë heshtje në nderim të gjyqtarit Kalaja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Tetor 2025, 09:39
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka kërkuar që nesër në seancë plenare të mbahet në mënyrë solemne 1 minutë heshtje në nder të gjykatësit Astrit Kalaja.
Ky i fundit mbeti i vrarë pas një atentati me armë në sallën e gjyqit, teksa lexonte një vendim gjyqësor. Vrasja e Kalasë ka tronditur mbarë opinionin publik, ndërsa sot mbahen homazhe në nder të tij.
Trupi i pajetë i Kalasë do të prehet në vendlindjen e tij, Shkodër.
