Gara për Tiranën/ Partia Mundësia mbështet Florian Binajn
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Tetor 2025, 08:54
Partia Mundësia ka zyrtarizuar sot mbështetjen e saj për aktorin dhe aktivistin e njohur Florian Binaj, si kandidat për Bashkinë e Tiranës.
Në deklaratën e saj, Partia Mundësia thekson se kandidatura e Binajt vjen si një alternativë e pastër dhe e pakorruptuar për kryeqytetin, duke përfaqësuar interesat e qytetarëve.
“Propozimi ynë është një kandidat jo politik. Mundësia mbështet Florian Binajn. Qëllimi kryesor është t'i japim Tiranës një kryetar Bashkie të pakorruptuar. Tani le t’i futemi punës,” thuhet në qëndrimin e Partisë Mundësia.
