Zbulohet laboratori në Mirditë/ Dy persona në pranga, sekuestrohen lëndë të paligjshme
Një operacion disa-javor i Policisë së Lezhës ka çuar në goditjen e një tjetër rasti të kultivimit dhe përpunimit të drogës në veri të vendit.
Operacioni policor, i koduar “Processing”, u finalizua me zbulimin e dy parcelave me bimë narkotike dhe një ambienti të përshtatur për tharjen e tyre, në fshatin Shtuf të njësisë administrative Kaçinar.
Si rezultat i hetimeve me metoda proaktive dhe në bashkëpunim me Sektorin Operacional, u arrit të zbuloheshin:
220 bimë kanabis, të cilat u asgjësuan me djegie (një pjesë u sekuestrua si provë materiale);
Rreth 33.7 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike, në proces tharjeje;
Një ambient i përshtatur posaçërisht për tharjen dhe përgatitjen e drogës për shitje.
P. M., 31 vjeç, banues në fshatin Shtuf, kapur në flagrancë në ambientin ku thaheshin bimët narkotike;
K. P., 31 vjeç, banues në fshatin Arrëz të Mirditës, i njohur më parë për precedent penal në fushën e narkotikëve.
Autoritetet njoftojnë se hetimet vijojnë për identifikimin dhe ndalimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme ligjore.
