Pagesat për shërbimet e nënshkrimit elektronik dhe certifikatës për fiskalizimin, tani online në e-Albania

Nga sot, pagesat për dy nga shërbimet më të përdorura në platformën e-Albania, nënshkrimi elektronik dhe certifikata elektronike për fiskalizimin mund të kryhen online, në mënyrë të thjeshtë dhe të sigurt, përmes portalit e-Albania.

Të gjithë përdoruesit kanë tashmë mundësinë të zgjedhin opsionin “Paguaj me kartë krediti/debiti”, ndërsa pagesa kryhet nëpërmjet sistemit VPOS.

Pagesa realizohet me çdo kartë krediti/debi, pavarësisht bankës lëshuese. Komisioni për transaksionet me kartë është 3% e vlerës dhe aplikohet nga banka lëshuese e kartës, jo nga platforma.

Ky zhvillim përfaqëson një tjetër hap përpara në digjitalizimin e shërbimeve publike, duke ofruar lehtësi dhe efikasitet për qytetarët dhe bizneset në proceset e përditshme të fiskalizimit dhe përdorimit të nënshkrimit elektronik.