Me mbi 20 mijë euro dhe 1.8 milion lekë të padeklaruara/ Procedohet penalisht 51-vjeçari në Kakavijë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Tetor 2025, 11:55
Një 51-vjeçar është proceduar penalisht, pasi tentoi të nxirrte nga Shqipëria, përmes pikës kufitare të Kakavijës, 20 530 euro dhe 1 800 000 lekë, pa i deklaruar.
Pas kontrollit në çantën e tij, u gjet shuma e parave, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar konform ligjit.
Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e parave.
51-vjeçarim, banues në Greqi, akuzohet për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
