Maks Haxhia në homazhet për Astrit Kalajën: Në këtë shoqëri është mbjellë urrejtja, duhen masa drastike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Tetor 2025, 10:09
Kryetari i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia, ishte sot i pranishëm në homazhet për avokatin e ndjerë Astrit Kalaja.
Në një deklaratë për mediat, Haxhia theksoi se kjo ngjarje e rëndë është një kambanë alarmi për gjithë sistemin e drejtësisë dhe shoqërinë shqiptare.
“Këtu nuk është puna për bojkot. Duhet bërë një bojkot për t’i thirrur mendjes dhe për të vënë në alarm gjithë sistemin, që nga Presidenti i Republikës e deri tek avokati më i thjeshtë. Në këtë shoqëri është mbjellë urrejtja dhe ka lëshuar rrënjë shumë të thella, është e vështirë për t’u çrrënjosur. Duhet të merren masa drastike, deri në fund, që t’i dalë uji i zi kësaj pune”, u shpreh Haxhia.
