"Nuk mund të lihen Gjykatat në këtë situatë"/ Kreu i GJKKO: Godinat duhen të reja, ky duhet të jetë moment reflektimi

Kryetari i Gjykatës së Posaçme Erjon Bani ka deklaruar ditën e sotme se gjykatat nuk duhet që të lihen në këtë situatë.

Pas homazheve në nder të Astrit Kalasë, Bani ka theksuar se gjykatat duhet që të kenë godina të reja, duke shtuar se këtë kërkesë e kanë bërë shumë kohë më para. 

Si ndodhi ngjarja e rëndë ?

Ngjarja ndodhi pas përfundimit të një seance gjyqësore për një çështje pronësie në Shkodër, e cila ishte në shqyrtim në Apelin e Tiranës. Mësohet se gjyqtari Astrit Kalaja kishte dhënë vendimin kundër palës së përfaqësuar nga Elvis dhe Gjon Shkambi. Menjëherë pas shpalljes së vendimit, Elvis Shkambi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tre herë në drejtim të gjyqtarit, duke e goditur në gjoks dhe lënë të vdekur në vend. Gjatë të njëjtës ngjarje, janë plagosur edhe babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, pala tjetër në proces, të cilët ndodhen aktualisht në Spitalin e Traumës dhe janë jashtë rrezikut për jetën.