Nga përgjegjësia e arkitektit te certifikata e përdorimit dhe hipoteka, Rama prezanton masat për kontrollin e ndërtimit: Gjyqtarët nuk mund t’u japin të drejtë zaptuesve
Kryeministri Edi Rama prezantoi sot masat e marra nga qeveria për forcimin e kontrollit mbi territorin, mbrojtjen e hapësirave publike, zbatimin cilësor të lejeve të ndërtimit si edhe ndëshkimin e ndërtimtarisë së paligjshme.
“Duke nisur nga rritja e garancisë së zbatimit të projekteve përmes përfshirjes me ligj të arkitektit përgjegjës në procesin e zbatimit të punimeve.
Për shkak se janë në trysni nga ndërtuesit për të bërë devijime dhe nuk janë subjekt I ligjit, kemi deformime të projektit. Duke e ngarkuar me përgjegjësi, bëhet e pamundur që cfarëdo lloj presioni të funksionojë mbi arkitektin.
Një tjetër risi është formalizimi i mënyrës së njoftimit, duke vendosur rregulla për institucione para fillimit të projektit, që procesi të jetë I gjurmueshëm
Përcaktimi I fazave të kontrollit, kotroll në kohë të projekteve të miratuara. Është një aspekt që ka caluar shumë deri sot
Forcim i mekanizmave të kontrollit, duke përcaktuar 4 faza të detyrueshme kontrolli
Detyrimi për dhënien e certifikatës së përdorimit nga autoriteti përgjegjës, vetëm pas konfirmimit të aktit të kontrollit nga njësia vendore.
Kemi shtuar edhe detyrimin që uji dhe dritat lidhen vetëm pas marrjes së certifikatës së përdorimit. Arsyeja pse mbeten njerëzit pa hipotekë është se ndërtuesit nuk respektojnë të gjithë parametrat e lejeve të ndërtimit.
Mbikëqyrja nga ana e bashkive është provuar të jetë e dobët gjë që kthen në viktimë atë që është i zoti i investimit, qytetarin
Nuk do lejohet më që në godinat pa certifikatë të futen njerëzit në apartamente pa u përfunduar sic duhet objekti dhe pa u pajisur njerëzit me hipotekë.
E gjithë kjo pjesë lidhet me procesin ku janë të përfshirë aktorët institucionalë, nga arkitekti te agjencia e zhvillimit të territorit apo bashkitë si edhe vetë agjencitë që garantojnë furnizimin me energji dhe ujë. Ky bllok hyn për kontrollin dhe disiplinimin e ndërtimit.”- u shpreh Rama.
Regjistrimi i hapësirës publike do të jetë një detyrim ligjor, sipas kryeministrit Edi Rama.
Kreu i qeverisë, deklaroi se hapësira publike nuk mund të shfrytëzohet nga pronarët privatë. Rama shtoi se gjyqtarët nuk mund t’u japin të drejtë zaptuesve.
“Ndërkohë që kemi një tjetër bllok që është blloku i ndryshimeve në ligjin për planifikimin dhe zhvillimin e territorit. Ku janë, rregullimi, invernatizimi dhe regjistrimi i hapësirave publike.
Deri më sot, nuk ka qenë rregulli i regjistrimit të hapësirës publike. Sot, me këtë masë të re, hyn në fuqi si një detyrim ligjor, regjistrimi i hapësirës publike. Kur kemi një zhvillim të caktuar, mbi një pronë pivat, mbo një godinë, e cila pastaj iu jepet një numri të caktuar familjesh apo biznesesh, çdo metër katror rreth e rrotull asaj godine, nuk është pronë private, është pronë publike. Nuk mund të ketë aty gardhe, leje të tjera për privatin.
Nga kjo pronë mund të shfrytëzosh, por pjesa tjetër i takon të gjithëve. Është hapësirë publike. Të jenë të qartë ata që sot janë zaptues, por edhe ata gjykatës të cilët në rastin më të mirë, mbullin sytë dhe japin masa sigurie pa dije, madje i japin të drejtë edhe zaptuesve.
Në asnjë hapësirë midis pallatave, pranë pallatave, asnjë pronar privat nuk mund të bëjë asgjë pa leje. Asnjë lloj aktiviteti tjetër, ajo pronë nuk tjetërsohet, në aspektin që nuk shtetëzohet.
Është e paimagjinueshme që për pak vite do bëjmë pjesë në BE, akoma të kemi diskutime për princime themelore. Karakteri social i pronës është i mishëruar dhe normë e bashkëjetesës europiane.”, theksoi ai.


