Zgjedhjet për Tiranën/ Rama mbledh nesër ekipin e kryeqytetit

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë nesër të gjithë ekipin e Tiranës (deputetë, ish deputetë dhe kandidatë), së bashku me ministrat, për zgjedhjet në Tiranë.

Mësohet se mbledhja do të zhvillohet tek “Hotel Tirana”, në orën 16:30.