VIDEO/ Një ditë pasi Gjykata e Lartë la në qeli Erion Veliajn, Ajola Xoxa shkon në SPAK

Një ditë pasi Gjykata e Lartë konfirmoi për herë të dytë masën e arrestit me burg ndaj Erion Veliajt, bashkëshortja e tij Ajola Xoxa paraqitet këtë të premte në SPAK.

Xoxa u paraqit në zbatim të masës së caktuar ndaj atë të detyriumit të paraqitjes deri në përfundim të procesit gjyqësor, ku ajo dhe Veliaj akuzohen për një sërë veprash të rënda penale.

HETIMET

Vendimi i GJL-se u mor këtë të enjte dhe vjen tre javë pasi SPAK deklaroi mbylljen e hetimeve për ish kryetarin e bashkisë së Tiranës ndaj të cilit rëndojnë 13 akuza 9 për të cilave për korrupsion.

Veliaj kërkoi një masë më të lehtë duke kundërshtuar pretendimet e SPAK, por që nuk u morën parasysh prej gjykatës së lartë, një vendim i tillë u mor dhe në 18 qershor të këtij viti.

Po ashtu masa konfirmohet vetëm një vite pasi presidenti republikës miratoi dekretin për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme në tiranë, edhe pse kryebashkiaku paraqiti ankesë në gjykatën kushtetuese.

Tashmë dosja ndaj tij bashkëshortes, 6 biznesmenëve dhe ish deputetes Klodilda Bushka është paraqitur në GJKKO ku është kërkuar nisja e procesit gjyqësor.

Seanca paraprake është vendosur tashmë në 10 tetor ku trupa do të vendos se si do të veprohet me procesin.

Veliaj u arrestua në 10 shkurt në zyrën e bashkisë së Tiranës, pas hetimeve që nisën nga dosja e denoncuar prej Nesti Angonit, një personazh anonim.

Gjatë hetimeve u zbuluan fonde që kalonin nga bashkia e Tiranës tek OJF që ishin nën kontrollin e bashkëshortes së Veliajt, Ajola Xoxa, por dhe akuza e korrupsionit për 9 raste ku në hetim janë dhe kompanitë dhe biznesmenët që i kanë në pronësi.