Zgjedhjet për bashkinë e Tiranës/ Alimehmeti: Shkuam me një ftesë tek partitë e tjera opozitare, s'do ketë primare

Kryetari i PD në këshillin bashkiak, Ilir Alimehmeti i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se nuk do ketë primare për zgjedhjen e kandidatit të opozitës për bashkinë e Tiranës.

Alimehmeti: Në radhë të parë bashkimi është në një kuptim misioni, që do të thotë a qëndrojnë të gjitha grupet përkundrejt PS dhe Edi Ramës dhe kandidates së Edi Ramës në bashkinë e Tiranës apo jo?

Pra nuk është koncepti që tani kishte një emër dhe hajde t’ia grupojmë partitë rreth e rrotull, jo.

Është shkuar atje për të kuptuar qëndrimin e tyre opozitar apo jo.

Nëse ato e ndjejnë të atillë dhe në fakt na janë përgjigjur pozitivisht.

Gjithashtu është shkuar atje edhe me propozim, pra pa çuar ne një emër, pra me propozimin për ta.

Pra ata nëse kanë emra që mund ti hedhin në ponderim nga ana e të gjithë panelit pastaj të partive opozitare dhe po pati një konsensualitet nga të gjitha palët, kjo patjetër është e preferueshme.

Në këtë proces nuk shkuam ne me një emër fillimisht.

Ne shkuam me një ftesë pra propozojnë ato.

Në statutin tonë ka edhe një proces primaresh.

Përfshihet edhe pjesa që nuk ka sesi të ketë primare për sa kohë fton kandidatin që mund të jetë i propozuar nga parti të tjera më të vogla.

Në këtë rast nuk bëhet fjalë, nuk do ketë.