Kikia: PD nuk ishte e përgatitur për zgjedhjet në bashkinë e Tiranës

Gazetari dhe analisti, Mentor Kikia i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se PD nuk ishte e përgatitur për zgjedhjet në bashkinë e Tiranës.

Kikia: Besoj kemi boll mjete për ta kritikuar PD.

Në raport me bashkinë e Tiranës, PD zhvilloi një betejë të gjatë politike me protesta të përjavshme.

Duke kërkuar dorëheqjen dhe arrestimin.

Dhe në fund erdhi arrestimi i kryetarit të bashkisë edhe pse jo për ato që kërkonte PD.

Pas arrestimit ishte sërish PD që kërkonte shkarkimin e kryetarit të bashkisë.

Ka pasur iniciativa konkrete nga grupi i këshilltarëve demokratë.

Në fund kur u shpallën zgjedhjet PD është sot kritikja më e madhe e dekretit të presidentit për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Mendoj se PD nuk ishte e përgatitur.

Ndërkohë që kërkonte zgjedhjet në bashkinë e Tiranës, vetë nuk kishte një emër që ti kishte paraprirë këtij procesi.