Zgjedhjet e pjesshme vendore më 9 nëntor/ Strazimiri: Kemi negociata me parti më të vogla

Deputeti i PD, Gent Strazimiri në një intervistë në Ora News u shpreh se PD ka negociata me partitë më të vogla për zgjedhjet e pjesshme vendore më 9 nëntor.

Strazimiri: Arsyet janë të njohura, kanë folur shumë jurist.

Fakti që Presidenti i Republikës pretendon që vendimi do duhet të ishte goditur në gjykatë Adminisrative nuk vlen.

Është shkelje e nenit 115 të Kushtetutës e cila nga momenti minimalisht nga momenti kur një vendim i qeverisë është dërguar në gjykatë Kushtetuese, zbatimi i tij pezullohet.

Presidenti i Republikës pikërisht këtë ka shkelur me të dyja këmbët.

Përveç të tjerave ka refuzuar të konsiderojë të pezulluar vendimin e këshillit të ministrave që shkarkon Erion Veliajn.

Besoj se tashmë është hallka e fundit që mbyll atë rrethin vicioz që e dinim që të gjithë.

Veliaj nuk është aty për shkak se SPAK po kap të pandëshkueshmit.

Veliaj është aty për shkak se SPAK po kërkon që në të gjitha rastet e tjera ti vijë vërdallë Ramës, duke i krasitur degët e kalbura me shpresën që do vazhdojë të qëndrojë në këmbë.

Ju e dini se në këtë rast mekanizmi brenda PD, këtë mekanizëm dhe këtë kthjellim siç thoni ju kristalizim e vonon pak statuti.

Ne e kemi ndryshe, ne kemi një proces primaresh goxha i komplikuar.

Sigurisht që kemi negociata, të ftuar nga parti më të vogla siç është partia ‘’Mundësia.