Zgjedhjet për bashkinë e Tiranës/ Hoxha: PD-ja ka disa personazhe që mund të krijojnë frymë, ose të paktën të humbin me dinjitet
Avokati Arbër Hoxha, i ftuar në emisionin “Drejt” në “Ora News”, vlerësoi mundësitë e PD-së për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, duke theksuar se disa figura brenda partisë mund të krijojnë frymë ose, në rast të humbjes, të dalin me dinjitet.
"Besoj se ka disa njerëz të cilët janë brenda oborrit që janë më të mirë sesa ato jashtë.
Kam frikë se disa njerëz të cilët janë jashtë oborrit të opozitës nuk janë në lartësinë e duhur të kandidatit për kryetarin e Bashkisë së Tiranës.
Patjetër që zonja Manastirliu do të vijë me të gjithë strukturën shtetërore, që fatkeqësisht nuk duhet të ishte po do të vijë me gjithë strukturën shtetërore, me gjithë strukturën e Bashkisë dhe me gjithë rrjetin e patronazhistëve që do ta mbështesin atë.
Besoj që njerëz që mund të krijojnë frymë, fatkeqësisht nuk ka jashtë oborrit të PD-së. Për mua janë disa personazhe që mund të krijojnë frymë, që realisht mund të ndryshonin disa balanca, ose të paktën mund të humbnin me dinjitet", u shpreh Hoxha.
