Bala: Në mënyrë të përsëritur opozita ka dështuar në përpjekjen e saj për t'u bashkuar në aksione zgjedhore
Analisti, Alban Bala i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se në mënyrë të përsëritur opozita ka dështuar në përpjekjen e saj për tu bashkuar në aksione zgjedhore.
Bala: Zhvillimet juridike në përgjithësi në raport me drejtësinë në nivel elektoral nuk e kanë dëmtuar mazhorancën, përkundrazi.
Ne kemi një situatë që PD ka ftuar partitë e tjera të opozitës brenda një arsyetimi hajde të gjejmë ndoshta një modul të përbashkët për të shkuar drejt një kandidati të përbashkët të opozitës.
Propozim që erdhi prej jashtë PD.
Por propozim që u pranua.
Dhe në këtë pikëmpamje unë besoj se ne ndoshta mund të jemi, pra le të përqafojmë momentin pozitiv të asaj që unë e quaj kulturë të re të bashkëpunimit politik, brenda një logjike që unë besoj se në këtë mes do të kapërcentë dështimet e herëpashershme të opozitës për tu bashkuar në aksione zgjedhore.
Dmth në mënyrë të përsëritur opozita ka dështuar në përpjekjen e saj për tu bashkuar në aksione zgjedhore.
