Përfundon mandati i komisionit rregullator/ PS-PD debate për 9 nëntorin: Begaj shkeli kushtetutën!
Nga Isa Myzyraj Përditësimi i fundit 2 Tetor 2025, 14:59
Për socialistët, ankesa e bylykbashit duhet të drejtohet në institucione të tjera.
Një tjetër pengesë për zhvillimin e zgjedhjeve është përfundimi në 5 tetor i mandatit të anëtarëve të komisionit rregullator në KQZ nga ku nis organizimi i votimeve.
Në kushte të tilla palët ranë dakord që edhe zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki të përfundohen nga ky komision rregullator.
Gjithashtu PS dhe PD kanë 20 ditë kohë për të gjetur 3 emra shumica dhe 2 emra pakica për rregullatorin, ndërsa gara u hap edhe për nënkomisionerin e zgjedhjeve ku mandate i Lealba Pelinkut ka mbaruar prej një viti.
