9 nëntor, zgjedhjet për 6 bashki/ Burimi: Gjykata Kushtetuese, organi më i lartë në drejtësi

Analisti, Genc Burimi në një intervistë në Ora News u shpreh se gjykata Kushtetuese është organi më i lartë në drejtësi.

Burimi: Nuk ka tjetër organ më të lartë kontestimi sesa gjykata Kushtetuese.

Vetëm Gjykata Kushtetuese mund të konteëstojë gjykatën Kushtetuese.

Asnjë tjetër institucion nuk mund ta marrë këtë guxim në një demokraci.

Duhet parë arsyeja fillestare.

Le të marrim të mirëqenë arsyen fillestare që është interesi publik pra mazhoranca, Edi Rama.

Pse jo, nuk mund të lihet Tirana pa kryebashkiak.

Por po të merret ky element me gjakftohtësi, një pyetje del pse ky interes për interesin publik u zgjua në mënyrë kaq të papritur dhe kaq të zjarrtë duke filluar nga 11 shtatori herën e parë kur Edi Rama e foli këtë çështje në asamblenë e PS ku caktoi ministrat dhe ku caktoi Manastirliun si kandidate për të zëvendësuar Erion Veliajn.