Gjykata Lartë lë sërish në qeli ish-kryebashkiakun/ Veliaj: Më lironi, s’jam rrezik për prishjen e provave

Gjykata e lartë ka konfirmuar për herë të dytë masën e arrestit me burg ndaj Erion Veliajt. Vendimi u mor këtë të enjte dhe vjen tre javë pasi SPAK deklaroi mbylljen e hetimeve për ish kryetarin e bashkisë së Tiranës ndaj të cilit rëndojnë 13 akuza 9 për të cilave për korrupsion.

Veliaj kërkoi një masë më të lehtë duke kundërshtuar pretendimet e SPAK, por që nuk u morën parasysh prej gjykatës së lartë, një vendim i tillë u mor dhe në 18 qershor të këtij viti.

Po ashtu masa konfirmohet vetëm një vite pasi presidenti republikës miratoi dekretin për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme në tiranë, edhe pse kryebashkiaku paraqiti ankesë në gjykatën kushtetuese.

Tashmë dosja ndaj tij bashkëshortes, 6 biznesmenëve dhe ish deputetes Klodilda Bushka është paraqitur në GJKKO ku është kërkuar nisja e procesit gjyqësor.

Seanca paraprake është vendosur tashmë në 10 tetor ku trupa do të vendos se si do të veprohet me procesin.

Veliaj u arrestua në 10 shkurt në zyrën e bashkisë së Tiranës, pas hetimeve që nisën nga dosja e denoncuar prej Nesti Angonit, një personazh anonim.

Gjatë hetimeve u zbuluan fonde që kalonin nga bashkia e Tiranës tek OJF që ishin nën kontrollin e bashkëshortes së Veliajt, Ajola Xoxa, por dhe akuza e korrupsionit për 9 raste ku në hetim janë dhe kompanitë dhe biznesmenët që i kanë në pronësi.