Rrugorja e Lezhës: Prej orës 12:00 do të ketë bllokim të qarkullimit në të dyja kahet e autostradës në Fushë-Mamurras
Policia Rrugore e Lezhës ka njoftuar sot se duke filluar që prej orës 12:00 do të bllokohet qarkullimi i automjeteve në të dyja kahet e autostradës A1, në Fushë Mamurras.
Shkak janë punimet për riparimin e linjës së energjisë elektrike që është ndërprerë për shkak të erës.
Rrugorja thekson gjithashtu se bllokimi i qarkullimit do të zgjasë për 15 minuta.
"Policia Rrugore njofton qytetarët se në orën 12:00, do të bllokohet qarkullimi i automjeteve në të dyja kahet e autostradës A1, në Fushë Mamurras.
Qarkullimi do të bllokohet për rreth 15 minuta, për të garantuar sigurinë e personelit teknik që do të kryejë punimet për riparimin e linjës së energjisë elektrike që është ndërprerë për shkak të erës.
Policia Rrugore kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve për devijimin e qarkullimit dhe për respektimin e sinjalistikës rrugore", njoftoi sot policia.
