Aksident i rëndë rrugor në Bilisht-Kapshticë, raportohet për një të vdekur dhe një të plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Tetor 2025, 12:02
Aksident i rëndë në aksin Bilisht-Kapshticë. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë.
Dy mjete përplasen me njëra-tjetrën, dyshohet se një pasagjer ka ndërruar jetë, ndërsa një tjetër është në spitalin e Bilishtit, nën kujdesin e mjekëve.
Nuk dihen ende rrethanat, policia sapo ka mbërritur në vendngjarje.