MERR FUND DILEMA/ Presidenti Begaj dekreton 9 nëntorin për zgjedhjet në 6 bashkitë pa kryetar

Burime për Ora News kanë zbardhur dekretin e Presidentit të Republikës, i cili ka vendosur se data e zgjedhjeve për 6 bashkitë pa kryetar do të jetë data 9 nëntor.

Konkretisht qytetarët e 6 bashkive, Tiranë, Vlorë, Berat, Tepelenë, Mat dhe Cërrik, do t’iu drejtohen më 9 Nëntor drejt kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e bashkive të tyre.

Ndërsa për 5 Bashkitë nuk ka pasur asnjë mëdyshje apo pengesë, për zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë Tiranë ka pasur shumë diskutime bazuar në intepretim të përcaktimeve në Kushtetutë.

Kjo pasi Erion Veliaj ka ankimuar në Gjykatën Kushtetutese vendimin e qeverisë për shkarakimin e tij. Vetë Kushtetuta sakëson se kur vendimi për shkarkim ankimohet në Gjykatën Ksuhtetutese, vendimi për shkarkim pezullohet.

Në bashkitë e Beratit, Tepelenës dhe Matit, zgjedhjet zhvillohen për shkak të largimit të kryebashkiakëve si pasojë e kandidimit përkatësisht të Ervn Demos, Tërmet Peçit dhe Agron Malaj në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit nën siglën e Partisë Socialiste, ku fituan edhe mandatin e deputetit.

Ndërkohë që Ermal Dredha dha dorëheqjen si kryebashki i Vlorës dhe Andis Salla u largu anga Cërriku pasi mori detyrën e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

MERR FUND DILEMA/ Presidenti Begaj dekreton 9 nëntorin për zgjedhjet