FOTO/ Magazina e dr*gës në Tiranë, kush është çifti që transportonte k*nabisin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Shtator 2025, 11:23
Personat që shihni në foto, janë Angjelina Koçi dhe Xhoi Zina, të fejuar, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, transportonin lëndë narkotike kanabis në një magazinë, që u gjet nga policia në Tiranë.
Dyshohet se sasia e lëndës narkotike është transportuar nga Sukthi në Tiranë.
Magazina ndodhej në rrugën “Myslym Keta” dhe në kuadër të operacionit të koduar “Warehouse”, u arrestuan edhe tre persona të tjerë, Erdi Gjiriti, Ardit Citaku dhe Angjelina Koçi.
Policia sekuestroi 9 kilogramë Cannabis Sativa, sasi Kokaine, 2 armë zjarri, 2 armë të ftohta, 2 automjete, 6 celularë dhe sende të tjera të kundërligjshme.
Hetimet vijojnë për identifikimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
