Emri/ Aksident tragjik në aksin rrugor Peqin-Elbasan, humb jetën punonjësi i pastrimit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Shtator 2025, 21:06
Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Peqin–Elbasan.
Një furgon është përplasur me një makinë pastrimi (automjet i mbeturinave), duke shkaktuar humbjen e jetës së një punonjësi të pastrimi, i identifikuar si shtetasi Bedri Dedaj.