Pl*gosje në Vlorë/ I riu dërgohet në spital, autori i dyshuar arratiset.

Një sherr ka ndodhur këtë të premte në lagjen “29 Nëntori” në Vlorë.

Dy të rinj janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Gjatë përplasjes, njëri prej tyre ka nxjerrë një kaçavidë dhe ka goditur rivalin në dorë, duke i shkaktuar një plagë të lehtë.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe është vënë në kërkim të autorit, i cili është larguar pas incidentit. I plagosuri është paraqitur në polici për të bërë kallëzim penal ndaj autorit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.