Aksident në orët e para të mëngjesit në Durrës, automjeti përplaset me barrierat metalike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Shtator 2025, 08:11
Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës.
Për shkak të shpejtësisë dhe errësirës, një automjet është përplasur me barrierat metalike anësore të mbikalimit tek Ura e dajlanit.
Barrierat e kanë mbrojtur duke e mbajtur brenda rrugës, ndërsa më pas mjeti është përmbysur.
