Hetimet për vr*sjen e Arben Lleshit në burgun e Peqinit zbuluan rrëmbimin dhe vr*sjen e Klevis Lleshit

Zbadhet pas 5 vitesh rrëmbimi dhe vrasja e Klevis LLeshit, 24 vjeçarit i cili u zhduk pa gjurmë në vitin 2020 dhe trupi i tij u gjet pas më shumë se 2 vitesh në një fshat të Mamurrasit.

Porositësi i vrasjës së Klevis Lleshit është zbuluar ditën e sotme dhe është vënë në pranga nga policia. Ai është Aurel Hoxha, fisi i të cilit ka qenë në hasmëri me fisin Lleshi prej vitit 2012. E gjithë ngjarja nisi me një miqësi të shkatërruar në Londër mes dy pjestarëve të dy fiseve të ndryshëm.   

Një hetim i SPAK dhe sektorit të hetimit të krimit të organizuar ka çuar në zbardhjen e një vrasjeje dhe zhdukje personi 5 vite më parë. 

Burimet bëjnë me dije se vrasja është zbardhur nga transkiptimet e SKY ECC. Gazetari Fatjon Gjinaj informon se të dhënat për këtë ngjarje kanë dalë nga hetimet për një procedim penal tjetër lidhur me vrasjen e Arben Lleshit, kushëririt të Klevisit në burgun e Peqinit nga Sokol Mjacaj. Krimi ndodhi më 15 dhjetor 2023 

Gjatë natës janë ushtruar kontrolle në disa zona, ndërsa nga GJKKO janë lëshuar edhe masa sigurie. Pritet njoftim zyrtar nga SPAK.

"Ora News" sjell dhe pamjet e kontrolleve, një prej tyre në barin 'Monopol' në pronësi të Aurel Hoxhës, me të cilën familja Lleshi ka patur hasmëri. Lokali ndodhet në zonën e 'Myslym Shyrit'

Deri tani flitet për 1 të arrestuar dhe 3 persona në kërkim. 

Klevis Lleshi u zbulua si rezultat i erozionit të tokës dhe banorë të zonës kanë njoftuar policinë, e cila më pas ka kryer testin e ADN-së, nga ku ka rezultuar se i përkiste të riut 24 vjeçar nga Mati.

Ngjarja dyshohet se është sagë e një gjakmarrjeje ndër vite, pasi të riut më herët i janë ekzekutuar babai dhe xhaxhai. 

Ngjarja fillimisht u hetua nga prokuroria vendore dhe më pas i kaloi, ndërsa familjarët kanë kërkuar vazhdimisht drejtësi./Syri

Si nisi hasmëria mes fisit Lleshi dhe Hoxha?

Hetimet për vr*sjen e Arben Lleshit në burgun e Peqinit zbuluan
Arben Lleshi (majtas) Klevis Lleshi (lart), Agim Hoxha (poshtë), Artan Lleshi (majtas)

Agim Hoxha u gjet i shkrumbuar në makinën e tij në Britaninë e Madhe. Ekspertiza tregoi se 29-vjeçari ishte vrarë në një tjetër vend, më pas ishte vendosur në makinën e tij dhe i ishte vënë flaka për të zhdukur trupin. Ai jetonte dhe punonte prej vitesh në Londër bashkë me Arben Lleshin, një miqësi e kultivuar që në vendlindje, por që u prish më vonë.

Mediat britanike shkruanin në atë kohë se dyshja kishin pasur konflikte për pazaret e drogës në të cilët ishin përfshirë dhe aktivizuar në Londër. Autoritetet britanike vunë në pranga Arben dhe Afrim Lleshin. Ky i dyti u akuzua për çorientim të autoriteteve pasi deklaronte se në kohën që ishte vrarë Agimi, Arbeni ndodhej me të. Por presioni bëri që Arben Lleshaj të pranonte krimin e kryer, megjithëse refuzoi ta kishte djegur trupin brenda në makinë.  

Lleshi është dënuar me 32 vite burg dhe në vitin 2016 u ekstradua drejt Shqipërisë për të shlyer 28 vitet e mbetura. Por, ndërkohë që Lleshi kishte marrë dënimin nga drejtësia, familja Hoxha s’e fali! Kështu nisi dhe hakmarrja.

Në vitin 2013 u vra Xhavit Lleshi, babai i të riut që iu gjet sot trupi. Xhavit LLeshit iu bë pritë në vendin e quajtur ‘Pujkë’.

Më 15 maj të vitit 2016 u vra Hajredin Lleshi, vëllai i Xhavitit, në fshatin e lindjes në Burrel.

Goditjet nga familja Hoxha vijuan dhe një vit më vonë. Në vitin 2017 u rrëmbye Artan Lleshi, djali i Hajredinit, të cilin e morën me një makinë në Burrel dhe e sollën në Kamëz. Në Kamëz ai u pa për herë të fundit nga kamerat e sigurisë së një lokali dhe që nga ajo nuk dihet se çfraë ka ndodhur me të.

Në 5 gusht të vitit 2020, është parë për herë të fundit Klevis Lleshi i gjallë. Atë mesditë, Lleshi ka humbur kontaktet me çdo njeri dhe trupi i tij është gjketur vetëm 2 vite më vonë i groposur.

Goditja e fundit e fisit Hoxha ndaj fisit Lleshi ishte në dhjetor të vitit 2023. Kjo pasi në burgun e Peqinit ku ndodhej Arben Lleshi, i dënuar me 32 vite burg, arritën që ta vrasin.