NË NDIHMË TË TË MOSHUARVE! Farmacistët ngrenë tenda për tensionin dhe sheqerin në gjak

Në ditën e tyre ndërkombëtare farmacistët ngritën tenda për matjen falas të tensionit dhe të sheqerit në gjak. Në mesazhe edhe një herë theksuan rëndësinë e parandalimit të sëmundjeve

Në sheshin “Skënderbej: dhe pranë piramidës në Tiranë u hapën 4 tenda ku qytetarët mund të masin tensionin dhe nivelin e sheqerit në gjak.

Interesimi ishte i lartë, ndërsa organizatorët shprehen se synojnë ndërgjegjësimin në ditën botërore të farmacistëve

Nisma ka marrë dhe mbështetjen e vetë qytetarëve.

Organizimi vijoi në shtëpinë e të moshuarve ku dhuruan dhe medikamente.

Organizatorët theksojnë se evenimente të tilla do të jenë edhe më të shpeshta në kryeqytet.

NË NDIHMË TË TË MOSHUARVE! Farmacistët ngrenë