VIDEO/ Noka akuza Peleshit: Po tregoheni sufler dhe ushtar!

Flamur Noka i ka kërkuar kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi se duhet të kërkojë falje në lidhje me atë që ndodhi në seancën e kaluar plenare, e cila u mbyll në vetëm 25 minuta e për pasojë nuk u diskutua programi qeverisës “Rama4”.

Noka u shpreh se më atë që ndodhi u tregua se Shqipëria është tashmë një Republikë Kryeministrore dhe gjithçka që kërkon kreu i qeverisë, bëhet.

Demokrati u tregua i ashpër edhe me akuzat ndaj Peleshit, të cilin e quajti sufler dhe ushtar të kryeministrit.

“Në dy seanca e kaluara keni spikatur për një gjë, si një militant i zellshëm dhe ushtar. Nuk mund të jeni sufler, jeni aty për të administruar seancën, jo sufler. Do ikni edhe ju me turp si të tjerët, lërini deputetët të flasin.

Kërkojini ndjesë qytetarët sepse kur ata prisnin një shenjë që respektoni demokracinë në vend, me arrogancën tuaj treguat se nuk pyesni për demokraci. U tregua se jemi një republikë kryeministrore.

Vijoni e bëni çfarë ju thotë ai. Kryeministri nuk ka të drejtë të fyejë opozitën”, tha ai.

VIDEO- NDIQNI PUNIMET E SOTME PARLAMENTARE