''Nuk e shkarkuan për korrupsion'', Jorgo: Këshilli Bashkiak po i jep mundësi Veliajt të bëjë ankim në Kushtetuese

Juristja, Mirela Jorgo e ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se Veliaj ka kërkuar të marrë pjesë në seancën e këshilli bashkiak për shkarkimin e tij por vetë këshilli bashkiak ka qenë jo serioz në kthimin e përgjigjes.

Jorgo: Faktikisht Erion Veliaj ka kërkuar të marrë pjesë në seancë por vetë këshilli bashkiak ka qenë jo serioz edhe në kthimin e përgjigjes.

Ia ka dhënë sekretares, dmth që aty shikohet se çfarë qëndrimi mbajnë ata persona që deri dje kanë qenë mbështetësit kryesorë të Erion Veliajt dhe në momente të caktuara sa të rrëshket këmba të hedhin poshtë.

Shkarkimi i Erion Veliajt u bë për pikën 3 të nenit 62 për vetëqeverisjen vendore. Ndërkohër që ai ka pasur shkelje të Kushtetutës dhe shkelje të ligjeve, që është pika e parë.

Në një farë mënyre ata sikur po e ëmbëlsojnë Erionin dhe po i japin një mundësi që të bëjë ankimim në gjykatën Kushtetuese.

Por fakti që e shkarkojnë për pikën 3 kur pika 3 ka edhe boshllëkun ligjor që thotë për mosardhje mosparaqitje 3 muaj pa ndërprerë jo për faj të tij siç është mandati deputetit por e kanë lënë evaziv dmth që këtu ka një konflikt ligjor.

Nëse do bëhet ankimim në gjykatën Kushtetuese atëherë do ketë një lloj konflikti ligjor që do ta çojë në kolaps të tërë procedurën.