''Duhej shkarkuar për korrupsion'', Qori: Shkarkimi i Erion Veliajt ishte domosdoshmëri dhe i vonuar
Arlind Qori nga Lëvizja Bashkë i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se shkarkimi i Erion Veliajt ishte domosdoshmëri dhe ishte i vonuar.
Qori: Erion Veliaj sigurisht që duhej shkarkuar.
Shkarkimi i tij ishte domosdoshmëri dhe ishte i vonuar.
Ironikisht është shkarkuar për motivin e gabuar.
Sepse është shkarkuar për diçka që ai nuk e ka pasur në dorë.
Mungesën tre mujore ai nuk e ka pasur në dorë sepse nuk ka qenë me pushime por ka qenë në burg.
Ai në dorë ka pasur korrupsionin, të mos e bënte dhe është korruptuar.
Dhe për këtë arsye do duhej shkarkuar.
Shumica socialiste në këshillin bashkiak, sigurisht kjo nis nga Edi Rama i leverdisi ta shkarkonte por jo me motivacionin e vërtetë.
Ajo që më shqetëson çik më shumë është sjellja e këshilltarëve socialistë dhe PS në përgjithësi sikur nuk ka ndodhur asgjë.
