Përfundon Konferenca e Kryetarëve, ja çfarë u vendos vetëm pak minuta para nisjes së seancës plenare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Shtator 2025, 09:29
Në drejtimin e Kryetarit Niko Peleshi, u zhvillua sot mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, me rend dite miratimi i listës së anëtarëve të komisioneve të përhershme të Kuvendit dhe miratimi i listës së anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit.
"Në lidhje me dy pikat e rendit të ditës, ishin depozituar propozime edhe nga tre grupet parlamentare të opozitës.
Çështja i kaloi për miratim seancës plenare së bashku me propozimet e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste të cilat u bënë me dije në mbledhjen e mëparshme", njofton zyra e shtypit e Kuvendit.
