VIDEO/ Tabaku: Hera e parë në 34 vite që një qeveri betohet pa u prezantuar programi

Deputetja e Partisë Demokratike Tabaku ka kërkuar që në Kuvend të mbahet debat sa përket programit qeverisë së të mazhorancës.

Në fjalën e saj në nisje të seancës plenare, Tabaku u shpreh se kjo është hera e parë në 34 vite që një qeveri betohet pa u diskutuar fillimisht programi, ndërsa duke iu drejtuar kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi, u shpreh se nuk ia heq dot të drejtën e debatit opozitës.

“Hera e parë në 34 vite që qeveria kalon dhe miratohet pa u diskutuar programi. Nuk besoj që shqiptarët mund ti lëmë në hije për programin e qeverisë, për të diskutuar prioritet tuaja dhe tonat.

Nuk besoj se doni ta mbani këtë njollë dhe ta nisni në këtë mënyrë sesioni. E kuptoj që qeveria nuk ka ndonjë program, por nuk na hiqni dot të drejtën e debatit dhe as nuk e shkelni dot Rregulloren”, tha ai.

Kujtojmë se seanca e kaluar plenare zgjati vetëm 25 minuta për shkak të tensioneve me opozitën që bllokoi foltoren, gjë që bëri që të kalohej menjëherë në votim, duke shmangur debatet.

VIDEO- NDIQNI PUNIMET E SOTME PARLAMENTARE