''Fund pa lavdi i Erion Veliajt'', Kalemaj: Rruga politike e tij është një rrugë pa krye
Analisti, Ilir Kalemaj i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se rruga politike e Erion Veliajt është një rrugë pa krye.
Kalemaj: Është fundi pa lavdi i një personazhi.
Pra nëse i është dashur të marri përsipër edhe kusure që nuk ishin të tijat që nga lejet e ndërtimit deri tek inceneratorët që sot shpenzohen 90 mijë euro në ditë nga qytetarët e Tiranës megjithëse aty ende nuk është hedhur lopata e parë.
Apo kur ai është dashur të gëlltitet kur i është bërë deklarata që do varej një ditë ashtu edhe sikurse ndodhi në mënyrë metaforike.
Në aktualitetin shqiptar i kemi parë të gjithë rastet, ku ka një vullnet të liderit suprem natyrisht që gjendet artificat për ti bërë në kohë rekord.
Ne kemi pasur rastin e një kryetari bashkie, Beleri që ka qenë një vit në burg dhe vazhdonte të ishte kryetar bashkie i pashkarkuar.
Pak rëndësi nëse kufoma politike e Veliajt do tentojë ringjalljen apo do kalojë tek të shumtët, politkisht flas gjithmonë.
Rruga e tij politike unë mendoj se është një rrugë pa krye.
