Begaj në Nju Jork, takim me presidentin e Ganës
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si Kryesues i delegacionit shqiptar në punimet e Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Presidenti Begaj, po merr pjesë në Javën e Nivelit të Lartë të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që zhvillohet në Nju-Jork në datat 22-27 shtator 2025.
Në selinë e OKB-së, Begaj zhvilloi edhe një takim me Presidentin e Ganës, John Dramani Mahama me të cilin diskutoi për njohjen nga Gana të Kosovës.
“Sot në OKB, u takova me Presidentin e Ganës John Dramani Mahama për të diskutuar avancimin e bashkëpunimit tonë dypalësh dhe shumëpalësh, si dhe për të konfirmuar njohjen e Ganës për Kosovën”, shkroi Begaj në një postim në rrjetet sociale.
“Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj forcimit të pozicionit të saj ndërkombëtar të Kosovës”, theksoi Begaj.
Gjatë kësaj jave, Kreu i Shtetit do të mbajë fjalën e tij në Debatin e Përgjithshëm të Asamblesë së Përgjithshme, ku do të prezantojë qëndrimet e Shqipërisë mbi çështjet kryesore, përfshirë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, multilateralizmin, zhvillimin e qëndrueshëm dhe të drejtat e njeriut.
Agjenda e Presidentit Begaj përfshin edhe pjesëmarrjen në disa aktivitete të rëndësishme shumëpalëshe.
Kreu i Shtetit do të zhvillojë edhe takime dypalëshe me homologë të tij dhe përfaqësues të lartë të OKB-së.
Pjesë e agjendës së Presidentit Begaj do të jenë edhe takimet me përfaqësues të Diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa vizita në shkollat ku fëmijët e Diasporës mësojnë gjuhën amtare.
Today at the UN ????????, I met with Ghana’s President @JDMahama to discuss advancing our bilateral and multilateral cooperation, and confirming Ghana’s recognition for Kosova.
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) September 23, 2025
Albania remains commited to Kosova’s strengthening of its international position.
???????????????????????? pic.twitter.com/W11H6BIVdS
